Historiku i hotel Estrades
Në janarr të vitit 2006, pranë qytetit piktoresk të Prizrenit, buzë maleve të Sharrit u themelua hotel Estrada, duke përmbushur bukurinë dhe madhështinë e natyrës rrethuese.
Që në themelim, hotel Estrada ishte destinuar të jetë unik dhe ekskluziv, për t'i ofruar klientëve atë që nuk e kishin më parë: cilësinë, stilin dhe përsosmërinë.
Fillimisht u hap restorani dhe salla e organizimeve me hapsirë të mjaftueshme për organizimin e konferencave, apo takimeve tjera të punës, si dhe për organizimin e ceremonive të ndryshme familjare si dasma dhe ahengje tjera.
Në të njejtën kohë u bë edhe rregullimi i sipërfaqës për parking me hapsirë për 300 automjete, në mënyrë që klientë ta kenë më lehtë akomodimin dhe të ndihen më të sigurtë.
Enterieri unik i sallës dhe restoranit, si dhe cilësia e lartë e shërbimit i magjepsën klientët, të cilët gjithmonë ndaheshin të kënaqur me shërbimin dhe cilësinë që hasnin tek hotel Estrada.
Në mes të vitit 2008 u vunë në shërbim edhe 14 dhoma për klientët, 2 apartamente dhe 12 dhoma dyshe. Secila dhomë i plotësonte kërkesat më moderne të klientëve.
Të gjitha dhomat janë të mobiluara me inventar të ri. Secila dhomë posedon ballkonin dhe banjën e vet, të ndryshme nga secila dhomë tjetër, me qëllim që mundësia e zgjedhjës të jetë më e madhe

 



Hotel Estrada ka vënë në dispozicion edhe faqen e rezervimeve online. Ne faqen pasuese i gjeni instrukcionet dhe formen.


Hoteli ofron një shërbim të shkëlqyer dhe dhoma mjaft të rehatshme e të mobiluara me shije dhe elegancë. Të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor satelitor, hidromasazh, minibar, ajër të kondicionuar, akses interneti, telefon, shërbim dhome 24 oresh.


Në rubrikën e galerisë ne kemi paraqitur fotografi të ndryshme nga ambientët e hotel Estradës.

Hotel Estrada 2006 - 2011
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dizajnuar dhe ndërtuar nga:
Xasio Multimedia Production