Mirë se vini në hotel "Estrada"
Hotel Estrada është një nga më hotelet prestigjoze kosovare. I ndodhur pranë Podgurit të Prizrenit, rrëzë maleve të Sharrit, hotel Estrada ofron pamje relaksuese, të bukur dhe plotë gjallëri.

Themeluar në vitin 2006, hotel Estrada ju ofron qetësinë dhe komoditetin që e kërkon secili. Hotel Estrada është hotel modern që ofron komfort dhe cilësi në shërbime, andaj është shumë i lëverdishëm për çifte ose familje që dëshirojnë të pushojnë dhe të relaksohen

Hoteli ofron një sherbim të shkëlqyer dhe dhoma mjaft të rehatshme e të mobiluara me shije e elegancë. Të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor satelitor, hidromasazh, minibar, ajër të kondicionuar, akses interneti, telefon, shërbim dhome 24 orësh. Të gjitha dhomat posedojnë edhe ballkonin me pamje të ndryshme.. Hotel Estrada posedon edhe sallën prej 610 m2, me një arkitektur unike dhe pamje artistike, ideale për organizimin e konferencave, takimeve, prezantimeve, si dhe për organizimin e ceremonive dhe ahengjeve të ndryshme familjare.


Hotel Estrada ka vënë në dispozicion edhe faqen e rezervimeve online. Ne faqen pasuese i gjeni instrukcionet dhe formen.


Hoteli ofron një shërbim të shkëlqyer dhe dhoma mjaft të rehatshme e të mobiluara me shije dhe elegancë. Të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor satelitor, hidromasazh, minibar, ajër të kondicionuar, akses interneti, telefon, shërbim dhome 24 oresh.


Në rubrikën e galerisë ne kemi paraqitur fotografi të ndryshme nga ambientët e hotel Estradës.

Hotel Estrada 2006 - 2011
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dizajnuar dhe ndërtuar nga:
Xasio Multimedia Production