Sherbimi
Një nga tiparët e shumta që e veçojnë hotel Estradën është edhe shërbimi i ciliësisë së lartë që ofrohet gjatë 24 orëve. Stafi i hotelit është thellësisht i përkushtuar dhe në shërbim të klientëve, me qëllim që ata të ndihen qetë dhe të kënaqur.

Në dispozicion të klientëve është edhe shërbimi i dhomës gjatë 24 orëve, si dhe shërbimi i pastrimit dhe mirëmbajtjes së dhomës.

Restorani është edhe një mundësi më shumë për klientët dhe kalimtarët që të shijojnë ushqime të ndryshme nga menuja e pasur e kuzhinës, e cila ofron specialitete të ndryshme vendore dhe të huaja, si dhe të gjitha llojet e pijeve freskuese dhe atyre të ngrohta.

Nuk duhet anashkaluar edhe përshkrimi i sallës ekskluzive me sipërfaqe prej 610m2 ku mund të bëhen organizime të ndryshme, si konferenca, prezantime, takime pune, si dhe ceremoni të ndyshme familjare. Në sallë gjithmonë shërben dhe kujdesët stafi i hotel Estradës

Hotel Estrada posedon edhe hapsirë të majftueshme parkingu për klient me kapacitet për mbi 300 automjete, që mundëson fleksibilitet më të madh për vizituesit dhe klientët

Stafi administrues dhe shërbyes në Hotel Estrada është i i angazhuar që të rritë sa më shumë cilësinë e shërbimeve, në mënyrë që pushimet ose organizimet tuaja të jenë të përkryera.

 



Hotel Estrada ka vënë në dispozicion edhe faqen e rezervimeve online. Ne faqen pasuese i gjeni instrukcionet dhe formen.


Hoteli ofron një shërbim të shkëlqyer dhe dhoma mjaft të rehatshme e të mobiluara me shije dhe elegancë. Të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor satelitor, hidromasazh, minibar, ajër të kondicionuar, akses interneti, telefon, shërbim dhome 24 oresh.


Në rubrikën e galerisë ne kemi paraqitur fotografi të ndryshme nga ambientët e hotel Estradës.

Hotel Estrada 2006 - 2011
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dizajnuar dhe ndërtuar nga:
Xasio Multimedia Production